A duhet të konsiderohen të ligjshme përgjimet nga SKY ECC? Ja si përgjigjet Jordan Daci

Data

Në emisionin e gazetarit Endri Xhafo u diskutua mbi padinë e Pëllumb Gjokës dhe avokatëve të tij në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të gjykohet në 19 dhjetor, lidhur me mesazhet në Encro Chat dhe Sky ECC, platforma që u çkoduan dhe kanë zbërthyer një seri lidhjesh mes krimit, bizneseve, politikës, njerëzve të drejtësisë etj.

Biznesmeni iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku edhe kërkon “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-2238(364), datë 22.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj kërkuesit”.

Jordan daci, profesor i së drejtës, tha se Shqipëria do të ecë në logjikën e vendimeve të Gjykatës së BE-së dhe asaj të të Drejtave të Njeriut.

“Ky është një fenomen që prek vetëm një person, por prek cilindo që mund të jetë i përfshirë. Ligji jonë edhe nëse do të ishte përgjim i ligjshëm konsiderohet si provë apo indicie. Pra edhe këto biseda janë një indicie. Gjykata e Drejtësisë i përcakton përgjime jo të ligjshme, përsa kohë nuk respektohet konventa. Duhet të kuptojmë se është një përgjim masiv, është pa filtra”, tha Daci.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related