EMRI/ PD në koalicion me 25 parti të tjera, Idrizi i PDIU-së bashkohet me Berishën

Data

Partia Demokratike ka depozituar në limitet e afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve shkresën për regjistrimin e koalicionit, ku në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit do të garojë me një listë të përbashkët me 25 parti të tjera.

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronjat nistore “PD-ASHM” dhe kryetari i saj do të jetë Sali Berisha.

Bëhet fjalë për një koalicion me bazë të gjërë, ku risia kryesore duket se është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) e drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Burime për mediat bëjnë me dije se palët janë dakordësuar për një kandidat në listë të sigurt, teksa do të ketë edhe kandidatë në listë të hapur.

Negociatat kanë vijuar deri në orët e vona, pasi PDIU kërkonte dy kandidatë në listë të sigurt, teksa në fund, siç duket ka pranuar edhe me një të tillë.

Vlen të theksohet fakti se deri më tani, Shpëtim Idrizi ka qenë i distancuar nga PD e Berishës, për faktin se pretendonte se nuk mund të ishte në një koalicion me partinë e minoritetit grek PBDNJ-në e drejtuar nga Vangjel Dule, por siç duket, e ka hequr këtë vijë të kuqe. Edhe në vitin 2021, deputetët e PDIU-së u futën në Kuvend nga listat e PD-së, por gjatë kësaj legjislature, në jo pak raste i kanë bashkuar votat me mazhorancën e Edi Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related