Endri Shabani i plas skandalet Ilir Metës: Të rishpërndahet floriri dhe pasuria e ish-presidentit, nga floriri që grabiti në Krrabë, te 7% që jepte Gimi, 400 milion eurot e ‘CEZ-DIA’, vila në Lalëz dhe guroret e minierat e tij, ja çfarë duhet të bëjë SPAK

Data

U bë ca kohë që ish-presidenti, ish-kryetari i Kuvendit, ish-kryeministri, ish zv/kryeministri, ish-ministri dhe ish-shtangisti Ilir Meta ka lajthitur.” Kështu është shprehur ditën e djeshme kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i ka bërë një rezyme deklaratave të fundit të bëra nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u ka hapur luftë bashkëpunëtorëve të tij dhe Prokurorisë Speciale (SPAK) veçanërisht kreun e këtij institucioni, Altin Dumani. Sipas tij, pasuria e vjedhur duhet konfiskuar dhe më pas pasuria e konfiskuar të rishpërndahet. Madje zoti Shabani thotë se nëse Meta kërkon drejtësi për vetën, atëherë duhet t’i rikthejë floririn e vjedhur, dhe shton se 400 milion eurot e “CEZ-DIA” të përdoren për të larë borxhet e atyre që shkuan në burg se nuk paguanin dot faturën e energjisë. “Ndërsa ato 400 milion Eurot e ‘CEZ-DIA’ duhen përdorur për të larë borxhet e atyre që shkuan në burg se nuk paguanin dot faturën e energjisë. Edhe ato vilat me 17 banjo në Lalëz duhen kthyer në kampe pushimi për fëmijët e familjeve të vjedhura në këto 30 vite. Guroret dhe minierat duhen kthyer në ndërmarrje publike për të ndërtuar shkolla, kopshte dhe çerdhe falas për fëmijët e punëtorëve, minatorëve dhe kujtdo që ka vuajtur nga vjedhja që i është bërë pasurisë tonë natyrore”, shkruan Shabani. Më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron statusin e plotë të kryetarit të Nismës Thurje, Endrit Shabani.

Ja postimi i plotë i zotit Shabani:

Drejtësi për viktimat e Metës! U bë ca kohë që ish presidenti, ish kryetari i Kuvendit, ish kryeministri, ish zv/kryeministri, ish ministri dhe ish shtangisti Meta ka lajthitur. Por nisur nga frekuenca e daljeve në deklarata shtypi, edhe nga agresiviteti i kërcënimeve ndaj SPAK, gjasat janë që brenda kësaj jave të jetë duke u ngjitur mbi kangjellat e burgut. Zakonisht kur qahen ata që e kanë marrë këtë vend në qafë unë nuk ia vë fare veshin. Kështu që as nuk shqetësohem kur Meta kërkon drejtësi për vete. Por sot, ku po linte testamentin për pasurinë që do lërë mbrapa, i kërkoi SPAK-ut t’ia shpërndajë floririn e tij popullit. Me këtë jam 100% dakord! Edhe unë mendoj që floriri i vjedhur në Krrabë i duhet rikthyer thesarit të shtetit, dhe të shkojë për rritjen e pensioneve. Po ashtu 7% që jepte Gimi, i duhet rikthyer fermerëve dhe peshkatarëve të zonave që kanë shkatërruar hidroçentralet e gimave. Ndërsa ato 400 milion Eurot e CEZ-DIA duhen përdorur për të larë borxhet e atyre që shkuan në burg se nuk paguanin dot faturën e energjisë. Edhe ato vilat me 17 banjo në Lalëz duhen kthyer në kampe pushimi për fëmijët e familjeve të vjedhura në këto 30 vite. Guroret dhe minierat duhen kthyer në ndërmarrje publike për të ndërtuar shkolla, kopshte dhe çerdhe falas për fëmijët e punëtorëve, minatorëve dhe kujtdo që ka vuajtur nga vjedhja që i është bërë pasurisë tonë natyrore. Me pak fjalë pasuria e vjedhur duhet konfiskuar dhe pasuria e konfiskuar duhet rishpërndarë. Atëherë, dhe vetëm atëherë ky popull do mund të marrë drejtësinë që ka pritur prej 30 vitesh! Vetëm atëherë do ketë drejtësi për viktimat e korrupsionit të Metës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related