Përplasje “kokë më kokë” në aksin Fier–Patos, plagosen rëndë drejtuesit dhe pasagjerët

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, pranë fshatit Mbyet.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete të tipit “Volkswagen” janë përplasur “kokë më kokë” në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related