Turi në Ballkanin Perëndimorë, Von der Leyen pas takimit me Osmanin, ulet në tryezë diskutimi me Kurtin

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe bashkëpunuese, ku morën pjesë edhe disa ministra të qeverisë së Kosovës, të cilët diskutuan çështje të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Më herët gjatë ditës, presidentja Von der Leyen zhvilloi një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Të dyja biseduan mbi përparësitë e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Pas takimit, ato mbajtën një konferencë për shtyp, ku theksuan rëndësinë e mbështetjes evropiane për Kosovën.

Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë vjen në kuadër të një turi rajonal, që ka për qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetje për reformat e nevojshme në këtë proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related