Sezoni i ndjeshëm turistik/ Policia rrugore me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve, kontrolle të shumta dhe procedime

Data

Vetëm gjatë muajit korrik Policia Rrugore ka ndëshkuar 3 500 drejtues mjetesh me masa administrative si dhe ka proceduar penalisht 9 shoferë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Sezoni veror ka shtuar ndjeshëm fluksin e qarkullimit të automjeteve në rrugët kombëtare në Gjirokastër.

Gjatë korrikut janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Blutë e rrugores kanë ndëshkuar me gjoba drejtuesit e mjeteve për parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, mosvendosjen e rripit të sigurimit, etj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related