Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale, duke kundërshtuar akuzat dhe denoncimet që i janë bërë. Në postimin e tij, Veliaj ka theksuar se, pavarësisht përpjekjeve të disa individëve për ta ndaluar të denoncojë korrupsionin dhe abuzimet e shërbimeve publike, ai nuk do të ndalet në luftën për drejtësi.
Ai ka komentuar mbi një akuzë që lidhet me një fluturim që ka bërë në vitin 2004, kur ishte 24 vjeç, me Gent Sulën. Akuzën se ai e ka bërë këtë si shpërblim për emërimin e gruas së tij si zëvendësministre, Veliaj e ka quajtur si të pabazuar dhe ka ironizuar mbi përpjekjet për të manipuluar informacionin. Ai ka shpjeguar gjithashtu se është Këshilli i Ministrave, dhe jo ministri, që emëron zëvendësministrat.
Veliaj sulmoi edhe prokurorin e çështjes, Olsi Dado, teksa tha se ky i fundit duhet të shkojë te psikologu.
