Trump: Lufta me Iranin nuk do zgjasë shumë, çmimet e naftës do të bien ndjeshëm pas përfundimit të konfliktit

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se konflikti me Iranin nuk pritet të zgjasë shumë dhe se përfundimi i tij do të sjellë një rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në një intervistë për PBS, Trump u shpreh se sipas vlerësimit të tij lufta nuk do të jetë e gjatë dhe se tregu i energjisë do të reagojë menjëherë pasi të përfundojnë përplasjet. Ai tha se çmimet e naftës “do të bien si një gur” sapo konflikti të marrë fund.

Presidenti amerikan bëri të ditur gjithashtu se para sulmit ajror të fundit ndaj Iranit kishte udhëzuar ushtrinë amerikane të shmangte goditjen e infrastrukturës kryesore të naftës iraniane.

Sipas tij, Pentagoni mori udhëzime të qarta për të mos dëmtuar objektet energjetike në Ishullin Kharg, i cili konsiderohet pika kryesore e eksportit të naftës së Iranit dhe nga ku kalon rreth 90 për qind e eksporteve të vendit.

Trump theksoi se forcat amerikane mbajtën distancë nga objektet e lidhura me industrinë e naftës, duke shtuar se dëmtimi i tubacioneve do të kërkonte vite për t’u rindërtuar.

Megjithatë, presidenti amerikan la të hapur mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të tjera nëse kjo do të konsiderohej e nevojshme nga Shtetet e Bashkuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related