Një aksident ajror me pasoja tragjike ka ndodhur në qytetin Limburgerhof në jugperëndim të Gjermania, ku një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë banimi.
Sipas policisë lokale, dy personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën në vendngjarje.
Zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler, deklaroi se deri tani nuk ka raportime për banorë të lënduar në zonën ku ndodhi përplasja.
Megjithatë, transmetuesi publik SWR raportoi se të paktën një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe emergjence, ndërsa zona është rrethuar në një perimetër të gjerë sigurie.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.
