Një orë para nisjes së protestës së opozitës para Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka vënë në gatishmëri mbi 1300 efektivë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, përveç forcave policore në terren, janë aktivizuar edhe autobotët me ujë, të cilët do të përdoren vetëm në rast se situata përshkallëzohet dhe lind nevoja për shpërndarjen e protestuesve.
Në perimetrin e Kryeministrisë është vendosur një kordon i posaçëm policor, ndërsa sipas skenarëve të vlerësuar nga autoritetet, forcat e rendit mund të zhvendosen edhe pranë Parlamentit, nëse zhvillimet e protestës do ta kërkojnë një gjë të tillë.
Policia njofton se masat janë parandaluese dhe kanë si qëllim ruajtjen e rendit publik, mbrojtjen e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për qytetarët dhe protestuesit.
