Trump i bën thirrje Iranit: Ndalni sulmet dhe rikthehuni në dialog

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të ndalojë përshkallëzimin e situatës dhe të rikthehet në tryezën e negociatave, pas sulmeve me raketa të lëshuara drejt veriut të Izraelit.

Në një deklaratë për rrjetin amerikan Fox News, Trump u shpreh se Teherani duhet të heqë dorë nga veprimet ushtarake dhe të fokusohet te arritja e një marrëveshjeje diplomatike.

“I keni lëshuar raketat tuaja. Mjafton kaq. Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Besoja se marrëveshja mund të nënshkruhej brenda pak ditësh, por tani ndodhi kjo”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump theksoi gjithashtu se forcat e armatosura amerikane mbeten në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm në rajon.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe rikthim të dialogut për të shmangur një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related