Tronditëse në Seattle: 26-vjeçari shtyn pasagjerin drejt shinave në stacionin Northgate, shmanget tragjedia për pak sekonda

Data

Një incident i rëndë ka ndodhur në stacionin e trenit Northgate në Seattle, ku një pasagjer u shty drejt shinave vetëm pak sekonda para mbërritjes së trenit.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, viktima, e identifikuar si Peter Walbran, u përball me një sulm të papritur, por arriti të ruajë ekuilibrin dhe të shmangë rënien, duke i shpëtuar për pak një tragjedie të mundshme.

Policia identifikoi agresorin si Elisio Melendez, 26 vjeç, i cili u gjet më vonë në një qendër të shëndetit mendor. Ai është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

Gjatë marrjes në pyetje, Melendez ka dhënë deklarata të paqarta, duke pretenduar se personi në video mund të ishte “dikush që i ngjante” ose “vëllai i tij binjak”.

Autoritetet bëjnë me dije se ai nuk ka precedentë të rëndë penalë, por në vitin 2019 ishte përfshirë në një incident të dhunshëm brenda familjes.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, duke ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë në stacionet e transportit publik dhe nevojën për masa më të forta parandaluese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related