Miçotaqis “sfidon” shqiptarët, kandidon për eurodeputetë dy himariotët filogrekë Fredi Beleri dhe Pirro Dhima

Data

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis ka vendosur të kandidojë dy shqiptarë nga Himara për eurodeputet në Parlamentin Europian. Bëhet fjalë për Pirro Dhimën, shtangistin e famshëm nga Himara që braktisi vendin e tij për t’u deklaruar si grek, ku aktualisht jeton dhe mban poste të larta politike. Një tjetër himarjot, ashtu edhe siç është diskutuar më herët, është Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë shqiptare, që aktualisht ndodhet në burg i dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor. Të dy janë emra kontraversë, me të kaluar të komplikuar, gati edhe armiqësore me Shqipërinë, siç është rasti i Belerit, i cili është akuzuar për sulmin terrorist me organizatën ekstremiste “MAVI” në postën ushtarake të Peshkëpisë. Mesa duket, Mitsotaqis, nëna e të cilit është arvanitase nga Athina, ka vendosur të mbajë qëndrimin ekstrem ndaj Shqipërisë, por edhe të sfidojë si vendin tonë edhe Bashkimin Europian duke tentuar të dërgojë në tempullin e demokracisë evropiane një person me të kaluar të errët si Fredi Beleri. Në një ceremoni të madhe gjatë prezantimit të 42 kandidatëve të Miçotaqisit, të pranishëm raportohet se kanë qenë edhe vëllai dhe djali i Belerit. Shqiptarët e Himarës që pretendojnë se kanë origjinë greke janë një rast i rrallë i “transformimit etnik” që ka ndodhur ndër vite në trojet shqiptare falë ndërhyrjeve, propagandës dhe interesave të tjera okulte të vendit fqinj. “Jam shumë i prekur, nëna ime që ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe, motra ime dhe të gjithë himariotët që ishin dhe janë mbi ne. Falënderoj Demokracinë e Re, nderoi Himarën, nderoi helenizmin në Shqipëri, nderoi traditën e familjes së vet. Falënderoj edhe ata që na qëndruan pranë në luftën tonë të drejtë për lirinë e babait tim. Askush nuk mund të luajë me fuqinë e helenizmit”, deklaroi djali i Beleri. Ndwrkohw edhe peshëngritësi Pirro Dhima, duket se ka provokuar që në fjalën e parë. Ai ka folur për “Epirin e Veriut”. “Kandidatura më jep forcë të luftoj për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në Europë, për vëllezërit tanë në Epirin e Veriut”, tha ai. Fredi Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg për vjedhje votash. Greqia bëri luftë të madhe për ta liruar, por nuk ja doli. Po ashtu kjo solli dhe përplasje mes dy vendeve. Duket se Mitsotakis me kandidimin e tij në zgjedhjet e BE dërgon mesazh drejt Edi Ramës. Por nga ana tjetër duhet dhe të presim nëse Beleri do fitojë, pasi kandidatura e tij thuhet se ishte thjesht për t’u bërë qejfin nacionalistëve. Zgjedhjet për kandidatët për eurodeputet do të mbahen në 9 qershor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related