Trit*l lokalit në Berat/ Detajet e reja: Dy djemtë e pronarit pl@gosën me th*kë një të moshuar

Data

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në një lokal në Berat gjatë natës.

Mësohet se lokali ku u hodh lënda plasëse është jashtë funksionit që prej dy vitesh.

Sipas raportimeve pronari i lokalit nuk ka probleme por dy djemtë e tij janë problematikë. Më datë 24 mars, rreth orës 19:00 në një lokal në lagjen e Çelepias dyshohet se për motive të dobëta, 37-vjeçari me inicialet A. F. ka plagosur me thikë një 85-vjeçar. I moshuari ndodhet në spital.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të një 85-vjeçari, në lagjen “Çelepias”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar si bashkëpunëtor i shtetasit A. F., vëllai i tij, shtetasi T. F., 28 vjeç. Vijojnë kërkimet për kapjen e 2 shtetasve, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related