“Vonesa” për Visin e Pojës vë në pikëpyetje rolin e SPAK kundër “kri*it zgjedhor”

Data

Prokuroria e Posaçme njoftoi në 21 Prill përfundimin e operacionit të përbashkët me autoritetet e antimafias italiane kundër organizatës së dyshuar të narko-trafikut “Troplini” në Durrës, rreth 20 ditë pasi gjykata kishte miratuar 29 masa sigurimi, prej të cilave u zbatuan vetëm ato ndaj personave që gjenden aktualisht të arrestuar më herët dhe arratisjen e 12 të tjerëve, më kryesorët, që ishin dhe vijojnë të jenë në liri.

Operacioni u zhvillua në kuadër të një Njësie të Përbashkët Hetimore (NJPH) të ngritur mes Prokurorisë së Antimafias së Barit dhe Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, pas një hetimi të nisur më herët nga autoritetet italiane.

Njësitë e Përbashkëta Hetimore janë struktura efikase për goditjen e krimit ndërkombëtar, pasi krijohen ura më të shpejta komunikimi mes autoriteve, shkëmbim informacioni dhe analizim i fakteve në mënyrë të përbashkët. Gjithësesi, operimi në terren ka vështirësitë e saj dhe pika më delikate është ndërhyrja për arrestimin e personave të dyshuar, të cilët mund të gjenden në shtete të ndryshme.

Autoritetet policore dhe hetimore do të duhet të koordinohen dhe të godasin njëkohësisht, me qëllim shmangien e dekonspirimit dhe arritjen e rezultateve sa më të mira.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related