Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, rikthehet për të tetin vit me radhë më 20 tetor.
Ky event pritet të mirëpresë mbi 4,000 garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, të cilët do të përshkojnë itineraret më tërheqëse të Tiranës.
Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too”. Për secilën kategori janë parashikuar çmime të ndryshme për fituesit, duke e kthyer këtë garë në një motivim të madh për sportistët.
