Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet përpara presionit të opozitës dhe trazirave, pas tensioneve të ndodhura një ditë më parë brenda sallës së parlamentit në Beograd.
Në një intervistë për Radio Televizionin Serb, Bërnabiç e përshkroi situatën si të paprecedentë, duke e krahasuar sallën e parlamentit me një zonë lufte.
“Qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse në Serbi do të ketë paqe. Ne do të ruajmë stabilitetin dhe nuk do të lejojmë bllokimin e institucioneve,” tha ajo.
