Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare në fshatin Kosan, Shkodër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
I riu u kap teksa transportonte 420 kilogramë duhan të grirë, që dyshohet se ishte futur në mënyrë të paligjshme nga Mali i Zi. Sasia e duhanit dhe automjeti i përdorur u sekuestruan si prova materiale.
Sipas njoftimit zyrtar, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
