Trajneri i Everton jep lajmin e shumëpritur për Armando Brojën: Ja kur do të jetë gati të debutojë sërish

Data

Sean Dyche është optimist që Armando Broja është afër debutimit me Evertonin. Klubi me bazë në Liverpool, po përpiqet të përshpejtojë rikthimin e sulmuesit të huazuar nga Chelsea pas dëmtimit.

Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të afatit kalimtar, por nuk ka luajtur ende pas një dëmtimi në tendinë të pësuar gjatë përgatitjeve parasezonale, që ndërpreu një transferim të planifikuar tek Ipswich.

23-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Brentfordit, por mund të luajë me ekipin U-21 për të rikuperuar gjendjen fizike.

Deklarata e trajnerit Dyche për Brojën:

Me disa lloj dëmtimesh mund të mendosh: ‘Pse nuk rikthehet?’ Por në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm sepse është dëmtim në tendinë.

Ai ka bërë mjaft stërvitje me ne dhe nuk mund të simulojmë ndjesinë e një ndeshjeje, ndaj preferoj që të luajë për U-21 sepse është më afër një ndeshjeje reale.

Jemi duke diskutuar hapat e ardhshëm. Ka pasur një javë të fuqishme dhe një rehabilitim të mirë, ndaj shpresojmë që kjo të na lejojë ta përshpejtojmë rikthimin e tij”.

Evertoni ka një opsion për ta blerë Brojën në mënyrë të përhershme verën e ardhshme dhe ka nevojë urgjente për forcim në sulm.

Dyche shpreson që lojtari i Kombëtares Shqiptare dhe Youssef Chermiti, një tjetër sulmues që nuk ka luajtur këtë sezon për shkak të dëmtimit, të jenë të gatshëm para Krishtlindjeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related