Tragjike në Serbi, mjeti i rëndë i ushtrisë shtyp makinën, raportohet për viktima, mes tyre dhe fëmijë

Data

Nje aksident i rende ndodhi ne rrugen Kraleve-Rashke ne Serbi dreken e sotme, ku kane humbur jeten 5 persona. Makina e rëndë ushtarake u përplas me një mjet tip “Ford” me të cilin po udhëtonin viktimat.

Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që shoqërohej bashkë me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna e fëmijëve e cila po lufton për jetën në spital.
Fëmijët i përkisnin moshave 1, 7 dhe 10-vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se 54-vjeçari me inicialet M.V., që drejtonte mjetin e rëndë ushtarak është arrestuar.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, duke qenë se në momentin e aksidentit mjeti ushtarak ka qenë në anën e majtë të rrugës dhe nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në vendngjarja ka mbërritur policia për të hetuar ngjarjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related