Tragjedia në Durrës/ Pezullohet zinxhiri drejtues i policisë pas aksidentit me dy fëmijë të vdekur, nis hetimi disiplinor

Data

Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur, Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme administrative ndaj drejtuesve vendorë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të disa drejtuesve kryesorë të policisë në Durrës, për shkak të performancës së dobët në përmbushjen e detyrave.

Të pezulluar janë:

  • Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Afrim Tafa
  • Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Zija Sulaj
  • Shefi i Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo

Menjëherë pas ngjarjes, është ngritur një grup ekspertësh nga Policia Rrugore, i cili ka shkuar në vendin e aksidentit për të analizuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim disiplinor për të verifikuar nëse ka përgjegjësi konkrete nga efektivët e policisë në lidhje me ngjarjen.

Ky vendim vjen në një moment kur opinioni publik kërkon përgjegjësi institucionale dhe masa më të forta për garantimin e sigurisë rrugore, pas një prej ngjarjeve më të rënda që ka tronditur vendin ditët e fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related