Prodhimi në vështirësi, industria dhe energjia me rënie, vetëm ndërtimi me rritje

Data

Ecuria e prodhimit, punësimit dhe shitjeve nuk ka qenë e mirë për sektorët e industrisë dhe energjisë elektrike, ndërsa sektori i ndërtimit ka vijuar të performojë pozitivisht në tremujorin e tretë të vitit 2024, sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT.

Industria, prodhimi me rënie, papunësia në rritje

Sektori i industrisë pati një ecuri negative në të gjithë treguesit në tremujorin e tretë të vitit 2024 raportoi INSTAT, si rrjedhojë e krizës së shumëfishtë që po përjeton ky sektor nga rënia e euros dhe kërkesa më e ulët në tregjet ndërkombëtare.

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 4,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related