“Tragjedi pranë ‘Air Albania’: Person bie pa ndjenja dhe humb jetën në mes të Tiranës”

Data

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në mes të Tiranës. Policia ndodhet në vendngjarje, pranë stadiumit “Air Albania”.

Mësohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Sipas raportimeve, personi ende i paidentifikuar, teksa ecte është rrëzuar në tokë papritur.

Pritet që ekspertiza të zbulojë shkaqet e vdekjes së personit identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet, ndërsa blutë e Tiranës ndodhen në vendngjarje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related