Tragjedi nga moti i keq/ 45 të vdekur dhe mbi 500 të lënduar nga reshjet e borës

Data

Japonia po përballet me reshje rekord dëbore, të cilat kanë shkaktuar humbjen e jetës së 45 personave dhe plagosjen e mbi 500 të tjerëve që nga data 20 janar.

Sipas autoriteteve, shumica e viktimave kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të pastruar borën nga çatitë e banesave ose zonat përreth shtëpive të tyre, ku janë regjistruar rrëshqitje dhe shembje fatale.

Rajoni veriperëndimor i prefekturës Niigata është zona më e goditur, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave dhe të plagosurve. Shërbimet emergjente vijojnë punën për pastrimin e borës dhe ndihmën ndaj banorëve të izoluar.

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se reshjet intensive pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, duke rritur rrezikun për aksidente të tjera, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë pastrimit të borës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related