Administrata e Donald Trump ka ndërmarrë një hap të ri diplomatik, duke dërguar një delegacion në Pakistan për bisedime me përfaqësues të Iranit.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, janë nisur drejt Islamabadit për të zhvilluar takime me ministrin e Jashtëm iranian. Qëllimi i këtyre bisedimeve lidhet me përpjekjet për të ulur tensionet dhe për të avancuar dialogun mes palëve.
Megjithatë, ndryshe nga raundet e mëparshme, në këtë delegacion mungon zëvendëspresidenti JD Vance, i cili kishte udhëhequr ekipin negociator amerikan në takimet e fundit.
Zhvillimi vjen në një moment delikat për marrëdhëniet SHBA-Iran, ndërsa përpjekjet diplomatike po intensifikohen për të shmangur përshkallëzimin e situatës në rajon.
