Tragjedi nga ajri: Autobusi i punëtorëve shënjestër e dronit rus

Data

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron rus ndaj një autobusi në Ukrainën lindore, njoftuan autoritetet lokale.

Sulmi ka ndodhur në rrethin e Pavlohradit, në një zonë ku në momentin e goditjes ishte shpallur alarm ajror. Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Ganzha, autobusi u godit pranë një rruge kryesore, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Kompania energjetike DTEK bëri të ditur se autobusi po transportonte punëtorët e saj, të cilët po ktheheshin nga një minierë. Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spitalet e zonës.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase raportojnë edhe për sulme të tjera me dron gjatë orëve të fundit në zona të ndryshme të vendit. Në Zaporizhzhia, gjashtë persona, përfshirë dy gra që ndodheshin në një maternitet për ekzaminime mjekësore, mbetën të plagosur nga një goditje ajrore.

Po ashtu, tre persona janë vrarë në sulme të ndara në rajonin jugor të Khersonit dhe në qytetin e Dnipros, duke rritur më tej bilancin e viktimave civile.

Autoritetet ukrainase kanë dënuar ashpër sulmet, duke theksuar se objektivat civile po vazhdojnë të jenë në shënjestër, ndërsa komuniteti ndërkombëtar është thirrur të reagojë për përshkallëzimin e dhunës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related