Tragjedi në Vlorë, 5-vjeçari bie nga ballkoni i një pallati shumëkatësh në zonën e Skelës dhe humb jetën në spital

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën pas një rënieje nga lartësia.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, rreth katit të katërt, në zonën e Skelës. Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Spitalin Rajonal të Vlorës, fëmija nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga rënia.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa rasti ka tronditur komunitetin lokal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related