Donald Trump kërcënon Kinë me tarifa 50% nëse ndihmon ushtarakisht Iran, paralajmëron masa “tronditëse”

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Kinë, duke deklaruar se Pekini mund të përballet me tarifa doganore prej 50% nëse i ofron ndihmë ushtarake Iran.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se çdo përfshirje e Kinës në mbështetje të Teheranit do të ketë pasoja të rënda ekonomike. “Nëse i kapim duke e bërë këtë, do të përballen me një tarifë prej 50 për qind, që është tronditëse”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet dhe përpjekjet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit kanë dështuar.

Ndërkohë, Trump pritet të zhvillojë një vizitë në Pekin gjatë muajit maj, një udhëtim që ishte shtyrë më parë për shkak të zhvillimeve ushtarake në rajon.

Kërcënimi për tarifa të reja sinjalizon një përplasje të mundshme jo vetëm ushtarake, por edhe ekonomike mes fuqive të mëdha, duke rritur më tej pasigurinë në skenën globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related