Tre skiatorë humbën jetën pasi u goditën nga një ortek në vendpushimin luksoz të Val d’Isere, në Alpet Franceze. Ngjarja ndodhi teksa grupi po bënte ski jashtë pistave të kontrolluara.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër personash, të shoqëruar nga një instruktor profesionist. Të gjithë ishin të pajisur me mjete sigurie kundër ortekëve, përfshirë transmetues, lopata dhe sonda. Një shtetas britanik mbeti i plagosur lehtë.
Sipas autoriteteve lokale, testet e alkoolit dhe drogës ndaj instruktorit rezultuan negative. Një nga viktimat dyshohet se është bllokuar në pjesën e sipërme të shpatit, ndërsa dy të tjerët ndodheshin më poshtë dhe nuk arritën t’i shpëtonin ortekut.
Më herët, shërbimi meteorologjik francez kishte lëshuar alarm të kuq për rrezik të lartë ortekësh në zonë. Vetëm këtë sezon, ortekët kanë shkaktuar të paktën 20 viktima në Alpet franceze, zvicerane, italiane dhe austriake.
