A do t’i hiqet imuniteti Berishës? Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, opozita proteston para Kryesisë së Kuvendit. Çfarë pritet të ndodhë

Data

Plot zhvillime pritet të jetë kjo e hënë. Mesdita e sotme pritet ta gjejë opozitën në protestë, për të zbatuar atë që e cilëson si mosbindje civile. Protesta do të mbahet përpara Kryesisë së Kuvendit, teksa në një prej ambienteve të kësaj godine, Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtij të fundit i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Nga ana tjetër Berisha nuk ka marrë ende një vendim nëse nesër do jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.
Sakaq, në daljet e tij për mediat, Berisha ka ftuar qytetarët dhe demokratët në protestë, ndërsa ka theksuar se ky tubim është thirrur nga opozita. Ai ka pohuar se protesta nuk ka lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij. Pavarësisht vendimmarrjes së këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit, cilido qoftë ai.
Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do merret vetëm me votat e 5 socialistëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related