Tragjedi në Shëngjin/ Dy të rinj humbin jetën te Rana e Hedhun, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Data

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy të rinj kanë humbur jetën pasi u morën nga dallgët e detit.

Sipas informacioneve paraprake, katër persona janë përfshirë në incidentin e rëndë në vijën bregdetare. Dy prej tyre nuk kanë mundur t’i mbijetojnë dallgëve, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga uji dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, forcat e policisë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të rinjve.

Dy të mbijetuarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mjekët po luftojnë për stabilizimin e gjendjes së tyre.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet paraprakisht se viktimat janë marrë nga dallgët e fuqishme gjatë kohës që ndodheshin në det.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në vijim lidhur me identitetin e viktimave dhe shkaqet e plota të tragjedisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related