Berisha me fermerët në Elbasan: Do të merrni kredi të buta, 80% të interesit do e paguajë shteti

Data

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me fermerët e Elbasanit. Në fjalën e tij, Berisha premtoi kredi të buta dhe fonde të veçanta. “Linja krediti. Ne do të ngremë bankën zhvillimore të shtetit, me të cilën ju do të merrni linja krediti të buta. 80% të interesit do e paguajë shteti për ju. Cilido që ka nevojë, do të adresohet aty me planin e biznesit dhe me projektin e tij, qeveria do i mbulojë 80% të interesit. Qeveria do të krijojë fondin e veçantë për t’ju mbrojtur ju, nga fatkeqësitë natyrore dhe për t’u shpërblyer ju me çmimin bazë të produkteve që mund t’ju shkatërrojë moti dhe faktorë të tjerë. Por, qeveria do t’ju mbrojë ju edhe nga mbiprodhimi. Mbiprodhimi ndodh, edhe në këtë rast absolutisht, çdo mbiprodhim do të shpërblehet me çmimin bazë, në mënyrë që ju dhe fermerët të mos kërcënoheni nga falimentimi. Janë mijëra fermerë që e pësojnë nga ngricat. Edhe ngricat që kaluan. Ngricat e 2-3 javëve më parë kanë dëmtuar mijëra e mijëra fermerë, në të katërta anët e vendit. Në Korçë, në Peshkopi, në të gjitha zonat.

Sigurisht që, shteti do ketë një fond, dhe ai fond do t’u përgjigjet fermerëve për prodhimin me çmim bazë. Qeveria merr përsipër investime shumë serioze në vaditje, në kullim dhe mbrojtjen e tokës. Ne, jemi një vend plot ujëra. Nuk ka vend me ujëra më shumë se sa ne. Megjithatë, sipërfaqet e vaditjes, jo që nuk shtohen, por zvogëlohen. Hidrocentrali i Banjës, para së gjithash, është vepër vaditës. Dhe kur ne e ndërtuam atë, e ndërtuam së pari si vepër vaditës, dhe pastaj si vepër energjitike. Që nga ajo kohë, një kanal nuk është hapur,në mënyrë që zonat të përfitojnë. Ai, është një rezervuar gjigant. Asnjë! Se, këta kanë një zakon të çuditshëm. Këta, në doktrinën e mashtrimit, nuk ka në botë njerëz që të inaugurojnë si këta. Thoshte bukur sot, një analist i njohur: gjer në vitin 2013 kishim parë, thotë, që bëhej inaugurimi në fillim të punimeve dhe kur përfundonin. Kurse tani bëhen 13-15 inaugurime për të njëjtën gjë, sepse i ndajnë në lote.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related