Një ngjarje e rëndë rrugore është shënuar pasditen e sotme në fshatin Rrenas të Belshit, ku një këmbësore ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Sipas informacioneve zyrtare, një 20-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një grua 73-vjeçare, e cila po lëvizte në këmbë. E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga policia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet pritet të japin detaje të tjera lidhur me shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
