Tragjedi në Klos – 66-vjeçari humb jetën në lumin Mat

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Klos të Matit. Xhemal Zhuku, 66 vjeç, ka humbur jetën pasi tentoi të kalonte lumin Mat dhe u mor nga rrjedha e fortë e ujit.

Pas kërkimeve të zhvilluara gjatë natës nga Policia, familjarë dhe banorë të zonës, trupi i tij u gjet në orët e para të mëngjesit të së dielës, disa kilometra larg vendit ku dyshohet se ra në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related