Grabitje si në filma/ Autorët marrin 400 mijë euro nga mjeti i blinduar në mes të autostradës

Data

Një grabitje e armatosur spektakolare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, përgjatë autostradës A14, në drejtim verior, pranë zonës së Ortonës, në provincën e Chietit, duke shkaktuar panik dhe bllokim total të qarkullimit.

Sipas autoriteteve italiane, rreth orës 06:30 një grup grabitësish të organizuar sulmuan një automjet të blinduar që transportonte para. Autorët përdorën armë zjarri dhe mjete shpërthyese për ta detyruar mjetin të ndalonte, ndërsa më pas hodhën në erë kasafortën e blinduar, teksa rojet e sigurisë ndodheshin ende brenda automjetit.

Për të penguar ndërhyrjen e policisë, grabitësit dogjën të paktën dy automjete në autostradë dhe hodhën gozhdë metalike në asfalt. Më pas u larguan me shpejtësi me makina të fuqishme, duke marrë rreth 400 mijë euro.

Si pasojë e tymit dhe flakëve, dy persona mbetën të lënduar lehtë dhe morën ndihmë mjekësore në vendngjarje, pa pasur nevojë për shtrim në spital.

Autostrada A14 Bologna–Taranto, në segmentin mes Val di Sangro dhe Pescara Sud, u mbyll për disa orë, duke krijuar radhë trafiku që arritën deri në 5 kilometra. Policia italiane ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related