Ndarja nga jeta e piktorit Ali Oseku, reagon Lulzim Basha: Thesar i çmuar i artit pamor kombëtar

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve pas ndarjes nga jeta të piktorit të njohur Ali Oseku.

Oseku njihet si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit. Basha e cilësoi Osekun artistin e paepur.

“Lamtumirë Ali Oseku, njeriu ynë i madh, artisti i paepur dhe i palodhur, i cili së bashku me dimensionin modern i dha pikturës shqiptare universin e një krijimtarie unikale si një thesar i çmuar i artit pamor kombëtar. U prehsh në paqe!”, shkruan Basha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related