Tjetërsuan 7500 m2 tokë me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës dërgon për…

Data

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Bërxullë dhe një shtetas, lidhur me një rast të tjetërsimit të një prone prej 7500 m2. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku, kryeplakun e fshatit Bërxullë, Agim Loci dhe Kujtim Balliu, specialisti i Z.M.M.T. Gjithashtu, është firmosur arresti dhe për përfituesin e pronës, Kujtim Allmeta i cili, më pas e ka shitur sipërfaqen e tokës tek një kompani. Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, Kujtim Allmeta është pajisur me certifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7500m2 dhe më pas e shiti në vitin 2020, duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën të ditur se ndaj 3 ish-zyrtarëve rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa për qytetarin ajo e falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci kanë shpërdoruar detyrën, pasi kryen veprime në kundërshtim me ligjin të cilat  kanë cenuar interesat e personave të tretë për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të paligjshëm të pasurisë së tyre. Kujtim Balliu, i cili nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të Kujtim Allmetës pa kryer verifikimin e dokumentacionit. Me kërkesë të prokurorisë, 7500 m2 tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara është e sekuestruar deri ne përfundim të hetimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related