“Pa ndërhyrjen time…” – Trump bën deklaratë të fortë për luftën në Ukrainë

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin Truth Social, mes kritikave që ka marrë për qëndrimin e tij lidhur me Groenlandën, duke bërë deklarata të forta për NATO-n, Rusinë, Kinën dhe rolin e tij personal në politikën globale.

“Pa pjesëmarrjen time, Rusia do ta kishte sot të gjithë Ukrainën”, shkruan Trump, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë shtylla kryesore e Aleancës Veriatlantike. Sipas tij, Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa praninë e SHBA-ve dhe shprehu dyshime nëse aleanca do të ishte pranë Uashingtonit në rast se Amerika do të kishte realisht nevojë.

Trump pretendon se gjatë mandatit të tij të parë rindërtoi ushtrinë amerikane dhe se po vazhdon ta bëjë këtë edhe tani, duke shtuar se vendet anëtare të NATO-s nuk përmbushnin detyrimet financiare deri në momentin që ai ndërhyri.

“Detyrimi ishte 2% e PBB-së dhe shumica nuk paguanin, derisa erdha unë. SHBA-të, në mënyrë të pamend, paguanin për të gjithë. Unë i çova në 5% dhe tani paguajnë menjëherë”, shkruan ai, duke theksuar se kjo ndodhi sepse, sipas tij, “të gjithë janë miqtë e mi”.

Në postimin e tij, Trump pohon gjithashtu se “i vetëm kam përfunduar tetë luftëra” dhe se, pavarësisht kësaj, Norvegjia nuk i dha Çmimin Nobel për Paqe. Sipas tij, kjo nuk ka rëndësi, pasi ai ka “shpëtuar miliona jetë”.

“Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ajo nuk do të ishte aty për ne”, thekson Trump.

Në fund të mesazhit, ai deklaron se “i vetmi komb që Rusia dhe Kina e respektojnë dhe e kanë frikë është ai i Donald J. Trump”, duke e mbyllur reagimin me sloganin e tij: “Bëjeni Amerikën sërish të madhe”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related