Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy.
Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se ka tjetërsuar prona në zonën e Gjirit të Lalzit, një nga zonat më të lakmuara bregdetare në vend.
Dy të dyshuarit kishin kërkuar shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të Gjykata e Apelit (tetor 2025), por kërkesa e tyre nuk u pranua nga shkalla më e lartë e drejtësisë.
Sipas hetimeve, në këtë çështje përmendet edhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dyshuar si drejtues i grupit kriminal. Vullnet Muça rezulton të jetë vëllai i tij.
Kujtohet se Laho i ka mbijetuar një atentati të rëndë në vitin 2019, në zonën e Shkozetit në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj.
📌 Vendimi i Gjykatës së Lartë forcon masat ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet për skemën e tjetërsimit të pronave në zonat bregdetare vijojnë.
