Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

Data

Këtë të shtunë të 10 majit, në Tiranë zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia” e cila ka shkaktuar një kaos total.

Si të mos mjaftonte trafiku i rënduar që përjetojnë çdo ditë qytetarët e kryeqytetitplici por jo vetëm, tashmë i shtohet edhe bllokimi në mënyrë skandaloze të rrugëve kyçe.

Udhëtimi për të shkuar në punë është kthyer në një mision të pamundur dhe tejet stresues për të gjithë qytetarët ditën e sotme.

Edhe pse ishte paralajmëruar bllokimi i rrugëve, policia duket se nuk është organizuar ashtu siç duhet për të rregulluar trafikun në rrugë alternative dhe për të mos paralizuar jetën në kryeqytet.

Bllokimi i rrugëve ishte paralajmëruar të ndodhte nga ora 10:00, por në fakt ndodhi që në orën 8 dhe qytetarët janë ndeshur me situata kaotike këtë mëngjes.

Ndalim qarkullimi dhe parkimi/ Ora 10:00–18:00:

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related