Terror në “Camp Nou”: Huliganët gjermanë tentojnë të thyejnë barrierat dhe sulmojnë tifozët katalanas me birra

Data

Barcelona u rikthye të luante në Champions League në “Camp Nou” pas tre vitesh mungesë, duke triumfuar 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Por festa e katalanasve u zbeh nga incidentet e rënda të shkaktuara nga tifozët gjermanë, të cilët krijuan minuta kaosi në tribunat e stadiumit të rikonstruktuar.

Në pjesën e dytë, menjëherë pasi Barcelona përmbysi rezultatin, tifozët e Eintrachtit – të vendosur në sektorin e miqve dhe të ndarë nga pjesa tjetër e stadiumit me barriera plastike – tentuan t’i shkatërronin ato. Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura, nuk arritën t’i thyenin, por situata u përshkallëzua më tej.

Ata ndezën fishekzjarrë dhe hodhën birra drejt tifozëve katalanas të vendosur poshtë tyre, duke krijuar tension të madh dhe panik në disa rreshta të tribunës.

Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e stafit të sigurisë dhe vetë struktura e re e stadiumit bënë që incidentet të mos degjeneronin në përplasje fizike dhe nuk pati të lënduar.

Ndeshja u mbyll pa probleme të mëtejshme, por incidentet pritet të sjellin hetime dhe gjoba të konsiderueshme për klubin gjerman, duke qenë se Eintracht Frankfurt njihet për grupime ultras që në të shkuarën kanë shkaktuar probleme të ngjashme në Evropë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related