Tërhiqet “Paketa e maleve”, PS pyet KQZ-në nëse biznesi pa taksa në turizëm ka efekt elektoral

Data

Zhvillimi i zonave malore ngec në komisionet parlamentare. Mes debateve opozitë-qeveri projektligji për Paketën e Maleve është pezulluar në Komisionin e Ligjeve dhe për pasojë nuk do të kalojë në seancën plenare të 13 shkurtit. Partia demokratike thotë se përmes këtij ligji hapen shtigje për korrupsion, ndërkohë që bie ndesh edhe me Kodin Zgjedhor, që ndalon që 4 muaj përpara zgjedhjeve të miratohen nisma që sjellë përfitime për disa kategori, me efekt elektoral. “35 organizata e shoqërisë civile kërkojnë shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit për të pasur transparencë. Është ligj me ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e 11 majit”, tha Dhurata Çupi. “Ka disa ndalime për ligjet që kanë përfitime, ne si deputetë duhet ta dëgjojmë që ta gjykojmë. Propozoj ta dëgjojmë dhe ti kërkojmë opinion edhe KQZ mbi këtë projektligj”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Pasi u pezullua shqyrtimi të Ligjet, edhe Komisioni i Ekonomisë nuk mori vendim pro kësaj nisme, dhe shtyu miratimin për qartësim të projektligjit. “Ka nevojë për kohë më të gjatë për diskutim, pasi 35 organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar konsultim, për të parandaluar korrupsionin. Po ashtu bie ndesh me Kodin Zgjedhor pasi ka lehtësi fiskale”, tha Emilia Koliqi. “Kemi nevojë për prezantim dhe jo ta votojmë. Të enjten nuk do të jetë në axhendën e seancës plenare”, u shpreh Shalsi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related