E rëndë/ Drejtoresha e Spitalit të Dibrës god*t me sende të forta në fytyrë shefin e Financës, si nisi zënka mes tyre

Data

Një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin Rajonal të Dibrës mes Drejtoreshës dhe shefit të Financave. Sipas policisë Drejtoresha e Spitalit të Dibrës është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka goditur me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave në këtë spital.

Njoftimi i policisë:

“Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related