Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot disa detaje të reja në lidhje me vendimin e GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se momenti i gjetjes së kasafortës në hetime është shumë i rëndësishëm, pasi ajo përmbante 95 mijë euro, me prerje parash që përdoret nga mafia.
Sa i përket dosjes, Hoxha tha se përmban mbi 10 mijë faqe, është një dosje voluminoze, që nuk është parë as për organizata të mëdha.
“Dosja është voluminoze. Ky është vendimi i GJKKO për masën. Nëse ai duhet të ishte një teknikalitet. Është një vendim me 366 faqe. Nuk kemi parë të tilla as për organizata të mëdha. Është voluminoz. Dosja në vetvete është mijëra faqe janë mbi 10 mijë. Por këto lloj dosjesh mund ta bëjnë hetuesin që mund të humbë në detaje.
