Tensione në protestën para Ministrisë së Brendshme, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion, Berisha shfaqet me maskë kundragaz

Data

Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit dhe forcat e policisë janë përplasur pranë Ministrisë së Brendshme. Pas grumbullimit të mbështetësve të opozitës, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Mes protestuesve ndodhej edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është parë i pajisur me një maskë kundragaz për t’u mbrojtur nga efektet e gazit lotsjellës. Ndërkohë, mbështetësit demokratë janë përballur me ndërhyrjen e forcave të rendit dhe autobotin e policisë.

Forca të shumta policie janë vendosur përpara godinës së Ministria e Brendshme, duke krijuar një kordon sigurie për të penguar protestuesit të afrohen pranë institucionit. Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre në bulevard.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related