Tensionet janë shtuar gjatë protestës së opozitës, ndërsa policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Si pasojë e gazit, një protestues ka humbur ndjenjat dhe i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje. Situata u përshkallëzua pasi forcat e rendit ngritën një kordon për të ndaluar marshimin drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Gazi lotsjellës ka krijuar vështirësi edhe për gazetarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në tubim, ndërsa disa prej tyre janë parë me maska mbrojtëse për t’u mbrojtur nga efektet e tij.
