“Tensione në Kuvend: Berisha përplaset me Peleshin pas miratimit të kalendarit të buxhetit, ndërhyn Garda”

Data

Mes tensionesh u miratua kalendari për projektligjin e buxhetit. Pas miratimit, kreu i PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij ë foltore, ku tha se nuk ka ndodhur që paketa buxhetore të vijë në Kuvend pa paketën fiskale.

Pasi i mbaroi koha, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën, por Berisha iu afrua afër dhe kjo solli rrethimin nga Garda.

Sali Berisha:

Jam këtu për të thënë dy fjalë. Në historinë e një vendi kurrë nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale. Sepse është vetëm paketa fiskale burimi i krijimit të atij buxheti. Kurse ju sillni këtu statistikat kallpe, false për të mashtruar shqiptarët.

Sidoqoftë, para kryeministrisë, qytetarët shqiptarë janë të vendosur të rrisin një betejë në kushte të pabarabarta, por një betejë në të cilën kanë të gjitha të drejtat.“, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related