Tension politik për drejtimin e SPAK, SHBA paralajmëron: Sytë tanë janë mbi procesin

Data

Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK është në vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Nga 18 dhjetori, një tjetër prokuror zërë vendin e Altin Dumanit. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.

Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK është dhe në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka vendosur rëndësinë në integritetin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri me qëllim vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes palëve.

Në përfundim të reagimit, Ambasada Amerikane thekson se procesi i përzgjedhjes po monitorohet nga afër.

“Partneriteti ynë me SPAK ndihmon Shqipërinë të dobësojë operacionet e organizatave kriminale ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave dëmtojnë qytetarët amerikanë. Integriteti i procesit të përzgjedhjes për Kryeprokurorin e ri të Posaçëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ne po ndjekim nga afër procesin e përzgjedhjes.”-thekson Ambasada Amerikane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related