Tension politik për delegacionin në Berlin, Peleshi përjashton deputetët e PD-së nga përfaqësimi në Bundestag

Data

Një tjetër përplasje politike është shfaqur në prag të një vizite zyrtare në Gjermani, pasi kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar deputetët e Partisë Demokratike nga delegacioni parlamentar që do të udhëtojë drejt Berlin.

Në përbërje të delegacionit janë përfshirë deputetë të shumicës socialiste, si dhe përfaqësues nga parti të tjera opozitare, ndërsa përfaqësuesit e PD-së nuk janë ftuar.

Sipas vetë demokratëve, ata nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për pjesëmarrje, ndërsa kjo lëvizje është interpretuar si një tjetër sinjal i tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës.

Nga ana tjetër, Peleshi ka justifikuar përzgjedhjen duke theksuar se delegacioni përfshin përfaqësues nga disa krahë politikë dhe se prania e deputetëve nga opozita është garantuar.

Gjatë vizitës në Gjermani, delegacioni shqiptar pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë, përfshirë Presidenten e Bundestagut, grupin e miqësisë Shqipëri–Gjermani dhe drejtues të Komitetit për Çështjet Evropiane.

Ky zhvillim vjen në një moment kur klima politike në vend mbetet e tensionuar, ndërsa përjashtimi i PD-së nga delegacione të tilla pritet të thellojë më tej përplasjet mes palëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related