Ligji i prokurimeve publike parashikon që procedura tenderuese mund të vijohet edhe me një konkurent. Por, kur thuajse të gjithë tenderat e institucionit në një periudhë kohore janë pa garë reale, atëherë ekspertët e prokurimeve mund të ngrenë flamurin e kuq të dyshimeve mbi veprime jo shumë korrekte.
Për më tepër, kur vlera e këtyre 9 tendera pa garë është mbi 8.7 milionë euro, atëherë duket se diçka me të vërtetë nuk shkon në këto procedura.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është akuzuar shpesh nga opozita se është ndër institucionet kryesore që vihet në shërbim të pushtetit të Edi Ramës, me punësime të ekzagjeruara gjatë fushatave elektorale, si edhe me hedhjen e “miliarda lekë lumë” për të siguruar vota në favor të Partisë Socialiste.
OSHEE e drejtuar nga Bledian Dalipi, natyrisht, i ka mohuar këto akuza publike. Megjithatë, të dhënat zyrtare të tenderave të saj tregojnë se diçka e madhe nuk shkon në ato procedura, duke ngritur dyshimin se kriteret mund të jenë favorizuese për kompani private të veçanta, përsa kohë ka një përqindje të lartë prokurimesh pa garë reale.
Më poshtë paraqiten në formë tabelare tendera “pa garë”, të mbyllur nga OSHEE-ja gjatë periudhës janar-qershor 2025. Renditja është nga tenderi “më i freskët”, në qershor, deri tek ai “më i largëti”, në janar të këtij viti.

